Një adoleshente është qëlluar me revole në bark derisa është munduar të ndalë një grup të rinjsh, që kishin për cak të plaçkitin familjen e saj që ishte brenda veturës.
15-vjeçarja ishte ulur në pjesën e përparme të veturës, kur papritmas u rrethua nga një grup i armatosur. E kamerat e sigurisë kanë filmuar katër persona të armatosur që ishin shpërndarë rreth veturës së parkuar, transmeton Telegrafi.
Ata dëgjohen duke i bërtitur familjes së saj që ishte brenda veturës dhe i urdhëronin që të dalin jashtë dhe t’ua dorëzojnë çelësat.
Dhe duke u munduar t’i ndalë hajnat njëri prej tyre nxjerr revolen dhe e qëllon në bark 15-vjeçaren. Mediat lokale raportojnë se adoleshentja ishte dërguar me urgjencë në spital, nga ku është bërë e ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Jardines de Cerro Gordo, në pjesën qendrore të Meksikës. /Telegrafi/