Site icon Telegrafi

Deshi t’i largonte qimet e gjoksit me flakë, tretmani bizar e la me dhimbje të mëdha (Video)

Ruben Fiska nga Oslo e Norvegjisë, është quajtur ‘tërësisht budalla’, pasi deshi t’i largonte qimet e gjoksit me anë të flakës.

Pasi një shok i hodhi parfum dhe ndezi shkrepësen, 22-vjeçari nisi të ulërinte pasi po përjetonte dhimbje shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.

“E kishte rruar gjoksin para një jave, por nuk i ishin larguar qimet tërësisht, andaj më kërkoi që t’i ndihmoja për tu pastruar” ka treguar shoku tij, që ndihmoi në këtë tretman bizar.

Reagimet e tij që mund t’i shihni në videon e postuar më poshtë, tregojnë më të miri se çfarë dhimbje të mëdha po përjetonte. Në anën tjetër, nuk bëhet e ditur se çfarë pasoja i ka lënë djegia. /Telegrafi/

https://youtu.be/S5S4ViIJ9m0

Exit mobile version