Telegrafi

Deshi t’i kalonte rrethojat, ngeci keq në një shufër metalike (Video)

Burri i paemëruar që provoi t’i kalojë disa rrethoja në Chonqing të Kinës, ka ngecur keq në një shufër vertikale.

Për pasojë, 52-vjeçari ka pasur gjakderdhje të konsiderueshme nga zorra e trashë, derisa nuk u ndihmua prej zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.

Në pamundësi të largohej, ai kishte kërkuar ndihmë, por askush nuk ndodhej në afërsi. Derisa aty kaloi një shofer dhe telefonoi ndihmën e shpejtë, ndërsa i futi nën këmbë disa plastika për t’ia lehtësuar qëndrimin.

Intervenimi i mjekëve ka qenë i menjëhershëm dhe ai nuk ka ndonjë lëndim, që do t’i linte pasoja në shëndet. /Telegrafi/