Site icon Telegrafi

Deshi t’i ikë policisë, shoferi i dehur rus për pak sa nuk përfundon me veturë në lumë

Një shofer i dehur në Rusi ka shkaktuar dramë të vërtetë nëpër rrugët e qytetit të dytë për nga madhësia në Rusi – Shën Petërsburgu.

Pasi që nuk kishte arritur të ikë nga policia, kishte vendosur që me veturë të godet rrethojat mbrojtëse të një ure, me c’rast për pak sa nuk ka përfunduar me veturë në lumë, transmeton Telegrafi.

E të kjo situatë ngjanë me skenat e filmave aksion të Hollywood-it, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment rrëqethës.

Në video mund të shihet se si Hyundai Solaris lëviz në drejtim të urës mbi lumin Mojka, në qendër të qytetit të Shën Petersburgut.

Duke parë se nuk kishte nga t’ia mbanë nga policia, vendosi të përplaset me veturë në rrethojat mbrojtëse të cilat u shkatërruan, megjithatë vetura u ndal dhe policët me shpejtësi e nxorën shoferin për të cilin raportohet se nuk ka pësuar lëndime serioze.

Siç raportojnë mediat lokale, shoferi ua kishte tërhequr vëmendjen policëve duke vozitur shpejtë nëpër qendër të qytetit e kur është urdhëruar të ndalet për një kontroll rutinore, kishte ikur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LkVZEXSpgjY&feature=emb_title

 

 

Exit mobile version