Një i ri i kapluar nga xhelozia këto ditë është shfaqur në bankën e të akuzuarve, pasi duke tentuar t’ia vë flakën veturës së ish-të dashurës si shenjë hakmarrje për lidhjen e tyre të dështuar.
Megjithatë jo gjithçka shkoi sipas planit, vetura që u përfshi nga zjarri ishte e dikujt tjetër e jo e ish-partneres, transmeton Telegrafi.
Michael Shane McFayden, 27-vjeç, dhe miku i tij Dylan Grant Woodley, 25-vjeç nga Dunedin i Zelandës së Re, janë paraqitur në gjykatë këto ditë për një vepër që e kishin kryer qysh më 14 korrik të vitit të kaluar.
Ata kishin vënë në cak një veturë të tipit Toyota, për të cilën McFayden mendonte se i përkiste ish-të dashurës së tij, por që në fakt në fund rezultoi se ishte e nënës së saj.
Prokurori Michael Crosbie ka dënuar McFayden me shtatë muaj arrest shtëpiak, derisa Woodley me një vit burgim. Ndërkaq, McFayden është urdhëruar që t’i paguaj 750 dollarë nënës së ish-të dashurës për shkak të stresit emocional të shkaktuar. /Telegrafi/