Një i ri i cili kishte dalë për shëtitje me “snowboard” në Utah, ka hasur në vështirësi kur tentoi t’i binte shkurt në pronën private të një burri.
Ngjarja ka ndodhur në shkurt, kur Loren Richardson po filmonte veten duke bërë “snowboard” në kanionin Cottonwood, kur u ndalë nga një burrë që po mbante në duar një pushkë, transmeton Telegrafi.
Ndalesa ndodhi pasi Richardson kishte tentuar t’i bie shkurt në pronën private të këtij burri, që nuk dukej aspak i lumtur që dikush po “sorollatej” në pronën e tij.
“Është pronë private, je kundërligjshëm në këtë pronë”, dëgjohet duke bërtitur pronari i tokës.
Megjithatë i riu nga Utah i kërkoi falje dhe i tregoi se nuk e kishte ditur se është futur në një pronë private, duke u larguar pa ndonjë problem. /Telegrafi/