Telegrafi

Deshi t’i bëjë përshtypje të dashurës duke bërë akrobacione me “rollera”, turisti i dehur e pëson keq (Video)

Një djalë i ri duke tentuar t’i bëjë përshtypje të dashurës e ka pësuar keq.

Pas konsumimit të sasisë së madhe të alkoolit, ky i ri po argëtohej me miqtë e tij në plazh, kur tentoi të duket “cool” duke bërë akrobacione me “rollera” para të dashurës, por ai e pësoi keq dhe u rrëzua në tokë, transmeton Telegrafi.

Duke menduar se vërtet mund ta bëjë akrobacionin e planifikuar, e fton të dashurën t’i hip mbi shpinë, por edhe në tentimin e dytë dështon keq duke u rrëzuar së bashku me partneren.

Edhe pse ende nuk dihet saktë se ku ka ndodhur kjo ngjarje bizare, besohet se është filmuar në San Diego të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq autori i videos Eddie Duran ka thënë se këta turistë të dehur kanë mashtruar veten kur menduan se mund të bëjnë akrobacione me “rollera”. /Telegrafi/