Telegrafi

Deshi të vozitë motoçikletën mbi pellgun e akullt, amerikani përfundon në ujërat e “ngrira” dhe lëndohet

Një motoçiklist amerikan është “zhytur” në ujërat e ngrira derisa tentoi të vozitë motoçikletën mbi një pellg të ngrirë.

Evan Sheff i njohur si DudeEvanBro është anëtar i CboysTV, një grup motoçiklistësh, transmeton Telegrafi.

Ky grup është i njohur për veprime të rrezikshme me të gjitha llojet e mjeteve motorike, që mund t’ju kushtojnë me jetë.

E një veprim i tillë nga Sheff për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë, kur tentoi të vozitë motoçikletën mbi pellgun e ngrirë, por në një moment ai “fundoset” dhe përfundon në ujërat e ngrira.

Sheff shihet duke mbajtur me duar barkun, që me gjasë e kishte lënduar nga një copëz e akullt që i ishte ‘ngulur’ në barkë. /Telegrafi/

@southernminnoutdoors (Credit @CboysTV) #crash #cboys #minnesota #outdoors #dirtbike #ice #thinice #motocross #fail #studdedtires #dirtscooter #quad #fyp ♬ original sound – SouthernMINNOutdoors