Një grua ka dalë nga dritarja e katit të dhjetë të një ndërtese në Brazil, dhe ka dashur të hidhet poshtë.
Gruaja e paidentifikuar i ka nxjerrë këmbët jashtë, ndërsa e ka zgjatur trupin duke dashur të bie, transmeton Telegrafi.
Meqenëse ajo i ka injoruar thirrjet që të hyjë brenda, një zjarrfikës është lëshuar nga kati sipër dhe e ka goditur me shqelm në gjoks duke e futur brenda.
Shikoni në videon e postuar më poshtë, veprimin e dhunshëm të zjarrfikësit që doli të jetë shumë efikas për t’i shpëtuar gruas jetën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=r1dN0QaQVQY