Një burrë që u përpoq të sulmonte Gjykatën e Lartë të Brazilit në kryeqytetin Brasilia të mërkurën në mbrëmje, besohet të jetë vrarë nga eksplozivi i tij.
Ai u gjet i vdekur jashtë ndërtesës pak pasi dy shpërthime tronditën zonën, transmeton Telegrafi.
Kalimtarët thanë se panë njeriun duke hedhur atë që dukej të ishte eksploziv përpara shpërthimit. Askush tjetër nuk u lëndua në incident, thanë zyrtarët.
Zona është mbyllur dhe një robot për asgjësimin e bombave u përdorë për të kontrolluar trupin e burrit. Policia thotë se ka identifikuar një kohëmatës që mund të jetë i lidhur me pajisje të tjera.
Jorge Messias nga organet e sigurisë, dënoi atë që ai tha se ishte një sulm i qëllimshëm dhe u zotua për një hetim të plotë mbi shpërthimet.
“Dënoj fuqishëm sulmet kundër Gjykatës së Lartë dhe dhomës së ulët”, tha ai në një deklaratë të postuar për X.
“Ne duhet të dimë motivin pas sulmeve dhe të rivendosim paqen dhe sigurinë sa më shpejt të jetë e mundur”. /Telegrafi/