Skiatori finlandez në videon e publikuar më poshtë ka treguar se si nuk duhet të skijoni mbi kulmin e mbuluar nga bora kur jeni i përgjumur – pasi mund ta pësoni keq.
Në video shfaqet finlandezi i cili derisa tenton të lëshohet me “snowboard” nga kulmi i shtëpisë, në një moment humb baraspeshimin dhe rrëzohet keq në tokë, transmeton Telegrafi.
“Ka qenë një fundjavë e tmerrshme. Smoki ka pasur një fundjavë shumë të rëndë, megjithatë ka arritur deri në vijën e finishit. Mendoj se ka pasur nevojë për më shumë adrenalinë, pasi ka qenë i përgjumur. Kishte vendosur të bëjë diçka i përgjumur dhe rezultati ishte ai që e kemi parë të gjithë. Për fat të mirë ka shpëtuar me disa gërvishtje të lehta”, ka deklaruar miku i tij.
Me të filluar të rrëshqet mbi borë ai u përplas me fytyrë, kurse miqtë e tij nuk mund të ndaleshin duke qeshur me veprimin e tij e videoja është bërë virale në internet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kMk7TageG-0