Telegrafi

Deshi të sfidonte demin 500 kilogramësh, as kirurgët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin portugezin (Video,+16)

Fernando Quintela, 26 vjeç, pësoi lëndime të brendshme fatale në një arenë në Lisbonë, Portugali.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur ai ishte duke luajtur rolin e “forcado”, një luftëtari që përballet me një dem.

Dhe demi 500 kilogramësh, “i provokuar” nga ai, e ka përfshirë trupin e tij me anë të dy brinjëve të tij.

Siç bëhet e ditur më tej, Fernando Quintela, pësoi lëndime të brendshme të rënda dhe kirurgët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë. /Telegrafi/