Telegrafi

Deshi të rrit vetëdijen për rëndësinë e energjisë së ripërtërishme, çiklisti bën akrobacione në helikën e turbinës me erë

Një çiklist ka vendosur të rrezikojë veten duke bërë “akrobacione” nëpër helikën e një turbine me ajër – me qëllim që të rrit vetëdijen për ndryshimet klimatike dhe energjinë e ripërtërishme – ku në këtë mënyrë do të mbrohet edhe ambienti ku jetojmë.

Danny MacAskill, 35-vjeç nga Dunvegan i Skocisë, nuk hezitoi që të ngjitet në 70 metra lartësi dhe të lëviz me biçikletën nëpër helikën e turbinës me ajër, transmeton Telegrafi.

Çiklisti të cilit në vitin 2012 iu besua bartja e pishtarit të Olimpiadës gjatë rrugëtimit të tij në Glasgou, sfidoi veten edhe njëherë për t’i treguar botës së sa e rëndësishme është energjia e ripërtërishme.

Atij fillimisht i janë dashur disa ditë ushtrime në një hangar, dhe pasi perfeksionoi “akrobacionet” vendosi të ngjitet në turbinën me erë. /Telegrafi/