Telegrafi

Deshi të realizojë disa lëvizje provokuese në shufër të metaltë, holandezja e pëson keq – rrëzohet me kokë në dysheme (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur kampionia e botës në vallëzim në shufër të metaltë, rrëzohet me kokë në dysheme  gjatë ushtrimeve rutinore.

Dineke Minte, që është veterane e këtij lloji të vallëzimit e ka postuar videon e ushtrimeve rutinore. Por, në sekondat e fundit të videos ajo rrëzohet keq me kokë në dysheme, duke pësuar kështu lëndime, transmeton Telegrafi.

28-vjeçarja që është në Lieshout i Holandës, ka pranuar se disa persona kanë qenë të shokuar me videon që ajo e ka publikuar.

“Pasi u rrëzova me kokë në dysheme, miqtë me detyruan me forcë të shkoj për një kontroll në spital. Pasi një lëvizje të tilla e kishte realizuar më parë mbi 500 herë, nuk besoja se do të më ndodhë kjo, kisha vetëbesim. /Telegrafi/