Telegrafi

Deshi të provoj poza ekstreme derisa bënte joga, meksikania rrëzohet nga kati i gjashtë – thyen 110 eshtra

Një studenteve e cila po bënte poza ekstreme gjatë ushtrimeve të jogës ka rënë nga 26 metra lartësi dhe ka thyer pothuajse gjysmën e eshtrave të trupit.

Alexa Terrazas nga Meksika po pozonte në rrethojën mbrojtëse të tarracës në katin e gjashtë të ndërtesës, duke tentuar të bëjë disa poza të reja të jogës, transmeton Telegrafi.

Në fotografi shihet momenti para se të rrëzohej duke qëndruar më kokë poshtë e këmbët lartë në rrethojën e tarracës.  Ajo është rrëzuar në një pjesë të mbuluar me çimento me ç’rast ka thyer hiq më pak se 110 eshtra.

Në anën tjetër Alexa që vazhdon të jetë në gjendje kritike, ka thyer dy këmbët dhe duart dhe shumë eshtra tjera. E për ta shpëtuar nga më e keqja, është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni 11 orësh. /Telegrafi/