Site icon Telegrafi

Deshi të përfitonte nga sigurimi, kamerat kapin momentin se si burri inskenoi rrëzimin në dysheme (Video)

Një burrë nga New Jersey po ballafaqohet me akuzat për mashtrim të sigurimit, pasi u kap duke hedhur akull mbi dysheme dhe duke falsifikuar rrëzimin në tokë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alexander Goldinsky, 57 vjeç, nga Randolph, New Jersey, mund të shihet në një video të marrë nga kamerat e sigurisë në një kafene në një Woodbridge, New Jersey, duke pretenduar se kishte rrëshqitur.

Goldinsky, një kontraktues i pavarur që vepronte nën një kompani të quajtur All Gold Industries, supozohej se ishte nënkontraktuar për të punuar për biznesin Woodbridge kur ndodhi mashtrimi.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, 57-vjeçari mund të shihet duke mbushur një filxhan me akull nga një aparat në kafene, pastaj duke u larguar në një distancë të shkurtër përpara se qëllimisht të derdhte akullin mbi dysheme.

Ai pastaj kthehet, bën hapa të vegjël prapa aty ku janë të dukshme kubet dhe shpejt shikon rreth e rrotull, para se të shtrihet në dysheme.

Goldinsky pastaj priti në dysheme derisa ai u zbulua, sipas autoriteteve.

Ai u arrestua më 15 janar për paraqitjen e një kërkese të rreme të sigurimit, për lëndimet që ai pretendoi se ai kishte marrë gjatë “rrëzimit”. /Telegrafi/

Exit mobile version