Site icon Telegrafi

Deshi të pastron duart nga frika se mund të infektohet me COVID-19, i moshuari ngatërron makinerinë për dezinfektim me atë të pijeve freskuese

Një pensionist derisa po largohej nga pompa e derivateve, deshi të pastroj duart nga frika se mund të infektohet me COVID-19, por ai në një moment ngatërroi makinerinë dezinfektim me atë për prodhimin e lëngjeve freskuese.

Ky “incident” është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku shihet burri duke u larguar nga pompa e derivateve në Irlandë i “pastron” duart me pije freskuese, duke menduar se është dezinfektues, transmeton Telegrafi.

Kjo video ka fituar vëmendjen e mijëra njerëzve në mbarë botën, madje deri më tani është shikuar nga më shumë se 19 mijë persona në SHBA dhe Britani të Madhe.

Komentuesit janë pajtuar që pandemia e COVID-19 në njëfarë mënyre i ka habitur të gjithë, dhe duhet kohë që njerëzimi të rehabilitohet nga ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version