Një televizion i Bregut të Fildishtë ka kërkuar falje pasi ka transmetuar një shfaqje, në të cilën një mysafir i prezantuar si ish-përdhunues, ka treguar se si i kishte sulmuar viktimat e tij – duke përdorur një kukull për demonstrim.
Emisioni që u transmetua të hënën në kanalin privat Nouvelle Chaine Ivoriene, ka shkaktuar reagime të ashpra dhe nisjen e një peticioni të nënshkruar nga 37.500 persona që kërkuan që prezantuesi të dënohet, transmeton Telegrafi.
Një trupë e pavarur për komunikim në Bregun e Fildishtë, më vonë ka njoftuar se prezantuesi i njohur Iv de Mbela është suspenduar për shkak të gjuhës së përdorur, miratimin e demonstrimit të skenave të përdhunimit.
“Vërtetë më vjen keq që kam shokuar të gjithë duke tentuar të ngriti vetëdijen. E kam bërë një gabim. Gjithashtu më vie keq për gjithçka që është thënë apo bërë gjatë programit të djeshëm – duke i shkaktuar shumëkujt dhimbje të mëdha”, ka shkruar Mbela në Facebook.
Televizioni NCI ka kërkuar falje për transmetimit e emisionit – duke anuluar të ardhshmin që ishte paraparë të transmetohet të premten.
Siç raporton The Guardian, pamjet e këtij emisioni janë kritikuar ashpër në platformat e rrjeteve sociale në Bregun e Fildishtë dhe në tërë Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. /Telegrafi/