Një burrë (65) në Firenca të Italisë ka vrarë me gjashtë plumba një italian me origjinë afrikane (70), i cila ishte në rrugë duke shitur çanta të lëkurës dhe stoli.
Kryerësi i veprës është arrestuar dhe thuhet se kishte për qëllim të vriste veten, njoftoi policia, transmeton ANSA.
Policia beson se vrasësi kishte vendosur të shtie në personin e parë që i afrohet, në mënyrë që të shkojë në burg dhe t’ia lehtësojë punën familjes.
Fillimisht, ai sulmoi një familje me fëmijë, por nuk shtiu, por kur u paraqit italiani me origjinë nga Afrika shtiu ndaj tij.
Policia njoftoi se nuk është në pyetje motivi racor i vrasjes.
Vrasësi i ka thënë policisë se ka dashur të vrasë veten për shkak të varfërisë dhe se në shtëpi kishte lënë edhe një letër lamtumirëse. /kp/Telegrafi/