Telegrafi

Deshi të kryej vetëvrasje duke u hedhur para trenit në lëvizje, anglezja ritakohet me shoferin që i shpëtoi jetën (Video)

Ky është momenti prekës kur një grua e cila ishte munduar të kryej vetëvrasje duke i dal përpara trenit që ishte në lëvizje, është ribashkuar me shoferin që i shpëtoi jetën.

Liv Pontin planifikonte të hidhej në binarët e trenit, kur Ashley John e frikësoi duke e detyruar të ndërroi mendje për shkak se vazhdimisht i binte borisë si paralajmërim që po i afrohet stacionit të Londrës, transmeton Telegrafi.

John që ishte në ditën e dytë të punës, kishte zbritur nga treni dhe i kishte kaluar 10 minuta në platformë duke e pyetur gruan se pse po ndihet keq dhe bindur se nuk duhet të kryej vetëvrasje. Tani ata janë takuar për herë të parë që nga incidenti që ndodhi në platformën e stacionit të trenit Bedford në Londër.

“Isha në krizë atë natë, por ai është personi i vetëm që më ka shpëtuar jetën. Ai e meriton të gjitha të mirat e botës, kështu që më vjen shumë mirë që pata rastin ta përqafoj”, ka deklaruar Liv e cila e ka përshkruar momentin emocionues. /Telegrafi/