Telegrafi

Deshi të kryej plaçkitje nën kërcënimin e armës, pronari amerikan i dyqanit e pret me pushkë në dorë – plagos burrin

Një burrë i armatosur me pushkë automatike duke se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, kur vendosi të futet në një dyqan për të kryer plaçkitje në Riverside County të SHBA-ve.

Aty e priti pronari i lokalit i cili gjithashtu kishte pushkë dhe filloi të shtie në drejtim të tij – e kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk është hera e parë e tij”, tha një grua e identifikuar si Marnie e cila punon në këtë dyqan të 80-vjeçari Craig Cope.

“Ai e pa përmes kamerave të sigurisë se po vinte dikush me veturë që kishte armë me vete”, shtoi ajo.

Në momentin që plaçkitësi u fut me pushkë në dorë, ai filloi të shtie në drejtim të tij – duke e detyruar të largohet me shpejtësi.

Mediat amerikane raportojnë se i moshuari e kishte qëlluar në kraharor të dyshuarin, i cili megjithatë arriti të largohet nga vendi i ngjarjes.

Madje i dyshuari dëgjohet duke bërtitur derisa u largua: “më qëlloi në kraharor”.

Në anën tjetër policia ka arritur të kap të dyshuarin pak metra larg vendi ku tentoi të kryej plaçkitje. /Telegrafi/