Një djalë i ri i apasionuar pas “surf” (lundrimit me dërrasë mbi valët gjigante) për pak sa nuk e pësoi me jetë, kur tentoi të kërcej nga anija në ujë.
Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur i riu po bëhej gati të kërcente në ujë, por ai kishte harruar se dërrasën për lundrim që e kishte, i është lidhur në shufrën e hekurt të anijes që gjithashtu kishte një litar të lidhur në këmbë, transmeton Telegrafi.
Dhe kur tentoi të kërcej në ujë ai mbeti i varur edhe pse u zhyt në ujë, pasi këmbën që e kishte të lidhur me litar i ngeci për shkak të dërrasës së bllokuar në shufër.
Edhe pse ky i ri nuk ka pësuar lëndime serioze, një gjë është e sigurt se kjo ngjarje do t’i shërbej si leksion dhe si kujtesë që çdo herë duhet kontrolluar nëse dërrasa është e lirë. /Telegrafi/