Dy gjuetarë kanë gjetur një drerë të vogël që kishte ngecur në një rrethojë mbrojtëse, të punuar nga teli.
Dreri i vogël kishte tentuar ta kapërcej rrethojën, por i kishte ngecur këmba në të. Për fat të mirë nuk kishte pësuar lëndime, transmeton Telegrafi.
Siç mund të shihet në videon e filmuar më 17 nëntor në Missouri të SHBA-ve, dreri i vogël nuk mund të ndahej nga gjuetari që e shpëtoi, madje i qëndroi pranë derisa ai po e ledhatonte në kokë.
“Për fat të mirë, këmba nuk i ishte thyer”, dëgjohet duke thënë në video njëri nga këta dy gjuetarët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mya9ts6VYPk&feature=emb_title