Një grua 37-vjeçare ka mbetur e plagosur në 4 korrik në Menasha, një qytet në Wisconsin, pasi po përpiqej të kalonte një urë të lëvizshme me biçikletën e saj.
Episodi ka ndodhur rreth orës 22. 30 në urën e Racine Street, kur ura po mbyllej për trafikun.
Fatmirësisht gruaja nuk ka rënë në lumë, sepse punonjësi i urës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bllokuar në kohë urën.
Siç bëhet e ditur, përcjell Shekulli, ajo është shoqëruar në spital, dhe ka marrë dëmtime në fytyrë.