Site icon Telegrafi

Deshi të inskenonte aksidentin për të fituar dëmshpërblim, kamerat zbuluan të vërtetën – madje mbeti edhe pa punë (Video)

Një burrë ka tentuar të falsifikonte një lëndim “për të marrë dëmshpërblim” kur ai u rrëzua në tokë, edhe pse një shofer deshi të shmangej për ta goditur atë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë ato që kanë nxjerrë në pah mashtrimin e tij.

Në pamjet e marra Teversham, Cambridgeshire, shihet burri i cili ecën pranë një veture Audi, duke aktruar se u rrëzua për tokë.

Dhe, përveçse ka dështuar të përfitojë një “dëmshpërblim” të tillë, një zëdhënës i Shërbimit të Përbashkët të Mbeturinave të Kembrixhit ka thënë se punonjësi “nuk punon më për ne” pas incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version