Telegrafi

Deshi të hidhej nga mbikalimi në asfalt, shoferi i kamionit në Dublin ia shpëton jetës vajzës

Një shofer i kamionit nga Irlanda ka fituar epitetin e heroit, kjo për faktin se ka arritur ta shpëtojë një vajzë e cila deshi të hidhet nga mbikalimi në asfalt.

Dramën në rrugën që qon në Dublin e ka fotografuar një kalimtar rasti i identifikuar si Keith Dunne, derisa emri i shoferit të kamionit nuk është zbuluar, transmeton Telegrafi.

Aty shihet se si vajza në anën tjetër të rrethojës mbrojtëse po qëndronte e ulur dhe kërcënonte se do të hidhet, si dhe shoferi i kamionit që mundohej ta shpëtonte.

Megjithatë ky gjest i tij u bë kryelajm nëpër mediat angleze e të gjithë ata që e kanë parë kanë duartrokitur shoferin.

“Shoferi nuk humbi kohë duke menduar. Reagoi me kohë për ta shpëtuar vajzën që donte të hidhej nga mbikalimi”, ishte një nga komentet e shumta pozitive lidhur me reagimin e shoferit. /Telegrafi/