Një djalë 3-vjeç është filmuar nga kamera e sigurisë e montuar brenda shtëpisë duke tentuar të hap derën e frigoriferit, por që ajo në një moment shkëputet dhe për pak sa nuk përfundon mbi të.
Gjithçka ndodhi në Londër, ku djaloshi shpëton dhe dera e frigoriferit përfundon mbi tavolinën që ishte afër, transmeton Telegrafi.
E kjo habiti vogëlushin që shikoi me çudi dhe u largua nga frika se mund të bie edhe diçka tjetër.
Ndërkaq babai i tij Joe tha se kurrë më parë nuk kanë pasur probleme me frigoriferin e tyre, dhe se nuk ka besuar se dera mund të shkëputet dhe të bie.
“Nga askund erdhi një zhurmë e madhe. Për fat të mirë dera nuk e goditi djalin tonë, sepse ka mundur ta humb jetën”, shtoi Joe.
Në anën tjetër kjo familje britanike thonë se kanë pasur garancion 48-muajsh për frigorifer, dhe se janë të habitur si ndodhi një gjë e tillë.
Madje kanë kërkuar opinionin e një inxhinieri, i cili u tha se kurrë më parë nuk kanë hasur në një rast të tillë, në veçanti kur bëhet fjalë për një frigorifer të ri. /Telegrafi/