Ky është momenti rrëqethës kur një “ortek” bore përfundon mbi kokën e një gruaje, e cila në një ditë të ftohtë po bëhej gati të futet në derën e një ndërtesës kolektive në pjesën veriore të Kinës.
Pamjet shfaqin gruan e cila me kujdes të madh ngjitet shkallëve në Langfang të provincën kineze Hebei, transmeton Telegrafi.
Me t’u bërë gati për ta hapur derën e hyrjes, një sasi e madhe e borës rrëshqet nga kulmi dhe për pak sa nuk e rrëzon në tokë kur i bie mbi kokë.
Pasi e kupton se çfarë po ndodh largohet me shpejtësi, megjithatë një sasi e konsiderueshme përfundon mbi të – por jo edhe akulli që sigurisht se do t’i shkaktonte lëndime të rënda trupore e në rastin më të keq edhe vdekjen. /Telegrafi/