Një i ri duke tentuar të fitojë vëmendjen e miqve, deshi të arrijë të pamundurën – duke skijuar këmbëzbathur nëpër ujë dhe të njëjtën kohë duke pirë birrë – rezultati ishte thjesht i pritshëm.
Videoja e publikuar në internet shfaq këtë djalë të ri të veshur me jelek shpëtimi ngjyrë të gjelbër, duke u tërhequr me litar nga një anije pasi dëshironte të bënte ski mbi ujë, transmeton Telegrafi.
Ai në video shihet duke sfiduar veten duke skijuar me shpejtësi të madhe, derisa në prapavijë dëgjoheshin miqtë e tij duke e përkrahur dhe duke i ofruar një birrë të ftohtë.
Dhe në tentim që t’iu tregojë se mund t’i bëjë që të dyja në të njëjtën kohë, e pëson keq dhe përfundon duke u përplasur me fytyrë në ujë. /Telegrafi/