Ellowe Alviso (24) nga Manila e Filipineve, e kishte ëndërr të bëhej një yll mode. Për këtë ai sakrifikoi aq shumë sa që pranoi të bënte edhe disa ndërhyrje kirurgjike në hundën dhe mjekrën e tij.
Arsyeja për këtë ishte se ai dëshironte të kishte një hundë dhe mjekër sa më “perëndimore”, transmeton Telegrafi.
Por ky tentim nuk i funksionoi, përkundrazi. Ai mori një infeksion në hundë dhe mjekër. Ai tani ka një hundë të “copëtuar” dhe plagë të tmerrshme, të cilat madje edhe nuk i mbyllen.
Siç shkruajnë mediat e huaja, policia është në kërkim të njeriut që i bëri intervenimin, që thuhet se bëhet fjalë për një transeksual. /Telegrafi/