Një klient që ishte futur në një butik për të blerë atlete, kishte vënë në pozitë të palakmueshme punonjësin.
Klienti kishte kërkuar një palë atlete, të cilat pasi i mbathi deshi t’i provojë nëse janë të përshtatshme – duke i dhënë një vrap të shkurtër brenda lokalit, transmeton Telegrafi.
Por, ky veprim i tij e bëri punonjësin të mendojë se do t’ia mbathë nga lokali pa i paguar atletet, dhe kështu iu vë pas. Megjithatë, klienti u ndal dhe u kthye me vrap deri tek vendi ku ishte ulur për t’i mbathur.
Sidoqoftë, ky veprim e kishte vënë në pozitë të palakmueshme punonjësin, që u skuq kur e kuptoi se nuk e ka ndërmend t’ia mbathë me atlete.
Ngjarja ka ndodhur brenda një butiku në Sydney, kurse pamjet janë bërë virale në internet dhe deri më tani është shikuar nga mijëra qytetarë nga e mbarë bota.