Telegrafi

Deshi të bënte një “selfie”, kryengritësi sirian hedh veten dhe shokët e tij në erë (Video)

Një video e publikuar në internet tregon momentin kur një kryengritës sirian hedh veten dhe shokët e tij luftëtarë në erë, derisa po tentonte të bënte një “selfie”, me një telefon të lidhur me bombë.

Videoja, e cila nuk është verifikuar, tregon pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane të mbledhur rreth një kamere, përcjell Telegrafi.

Siç edhe mund të shihet, ata janë të ulur para një flamuri rebel, derisa po këndonin para një mikrofoni, me dy pushkë të vendosura përpara tyre.

Videoja 30 sekondëshe tregon njërin nga ta duke e marrë një telefon dhe duke tentuar të bënte një fotografi të përbashkët me rebelët e tjerë.

Sipas medieve të huaja, nuk dihet nëse dikush është lënduar ose vrarë nga shpërthimi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xLFqp15gjM8