Site icon Telegrafi

Deshi të bëjë vetëvrasje duke tentuar të hidhet nga ura, policia e shpëton në momentet e fundit (Video)

Policia amerikane ka publikuar videon e një gruaje nga Houston, Teksas, e cila po qëndronte e ulur në skaj të rrethojës mbrojtëse të një ure, pasi planifikonte te kryente vetëvrasje.

Kjo urë është 55 metra e lartë, dhe nga ajo kanë bërë vetëvrasje shumë persona, transmeton Telegrafi.

E gjitha ndodhi më 25 maj, kurse policia ka publikuar tani pamjet e kësaj ngjarje. Aty shihet se si një polic i afrohet ngadalë gruas të cilës më pas fillon t’i flasë.

“Zonjë, ejani të flasim së bashku, besoj se nuk jeni futur në ndonjë telashe”, dëgjohet duke i thënë policia, gruas që po i afrohej me hapa të ngadaltë.

Por, mjaftuan këto fjalë që ta shpërqendronte, dhe nga ana tjetër në mënyrë tinëzare t’i afrohen dy policë tjerë dhe ta shpëtojnë nga më e keqja.

Policia Benny Bolls ka pranuar se ky nuk është rasti i parë që ata hasin, por sa herë që shohin dikë në urë e dinë se ekziston shpresa për shpëtim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NPD7OU7i1QA

 

 

Exit mobile version