Të gjithë e dimë se kërcimi me bark në ujë nga ura apo kërcimorja, mund të jetë shumë e dhimbshme. Por, kur mundoheni të dukeni më “cool” para shoqërisë mund ta pësoni edhe më keq.
Kështu ka ndodhur me një vajzë e cila i kërkoi miqve ta filmojnë derisa po bëhej gati të kërcente në ujë nga një urë. Ajo sa ishte në ajër u mundua të bëjë një salto, por fatkeqësisht përfundoi në ujë me fytyrë dhe bark, transmeton Telegrafi.
Vajza guximtare shihet duke u bërë gati të kërcej nga ura 12 metra e lartë në Jackson County në Oregon të SHBA-ve. E veshur me rroba banjo, vajza pa u menduar dy herë kërceu, por dëshira e madhe për të bërë një salto në ajër i kushtoi shtrenjtë.
Ajo përfundoi në ujë duke u përplasur me fytyrë dhe bark. Por, për fat të mirë i ka mbijetuar goditjes pasi shihet duke vazhduar me not.
Fatin e njëjtë nuk e kishte një vajzë tjetër e cila kërceu në të njëjtin stil nga një urë tjetër, por që nga lëndimet e rënda u detyrua të shtrihet në spital. /Telegrafi/