Telegrafi

Deshi të bëjë akrobacione jashtë trenit në lëvizje, rrëzohet dhe për pak sa nuk përfundon nën rrota

Një burrë në Indi ka mashtruar vdekjen derisa po bënte “akrobacione”, jashtë trenit duke qëndruar i varur. E gjitha ndodhi kur ai humbi forcën në dorën me të cilën po mbahej për treni dhe përfundoi në tokë, dhe për pak sa nuk u fut nën rrota.

Videoja është filmuar në Indi, ku shihet burri duke qëndruar jashtë trenit në lëvizje dhe tentoi të zbret në tokë pa ndonjë problem, por duket se matjet nuk i kishte bërë mirë, pasi rrëzohet në tokë dhe për pak sa nuk përfundon nën rrota, transmeton Telegrafi.

Fillimisht dukej sikur përfundoi nën rrota, pasi u rrëzua me kokë në tokë, por derisa trenit po largohej kamera fokuson burrin në tokë pa ndonjë lëndim serioz.

Në anën tjetër autoritet e ministrisë indiane të Hekurudhave, ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet dhe se janë duke analizuar pamjet. /Telegrafi/