Site icon Telegrafi

Deshi të befasonte burrin duke shkuar në dasmë me helikopter, vdes në aksident, disa minuta para ceremonisë (Foto)

Ëndrra e fëmijërisë së një vajze që si nuse të arrinte në ceremoninë e dasmës së saj me helikopter përfundoi në tragjedi, kur helikopteri u rrëzua, vetëm pak kilometra larg nga altari.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Rosemere do Nascimento Silva, nga Sao Paulo në Brazil, ishte mbytur me tre të tjerë – pilotin, vëllanë e saj dhe fotografen.

Ndërkaq, bëhet e ditur se i fejuari i saj, 32-vjeçari, Udirley Damasceno, u largua duke pritur në vendin e dasmës duke mos ditur se çfarë ajo ishte duke planifikuar për të bërë.

Sipas medieve të huaja, Policia në Sao Paulo, së bashku me specialistë të aeronautikës tani janë duke hetuar për të gjetur se pse helikopteri u rrëzua.

Ata janë në kërkim të asaj nëse ai mund të jetë përplasur për ndonjë pemë, për shkak të motit me shi, mjegull dhe re.

“Të gjitha nuset kanë një ëndërr dhe e saja ishte që të arrinte me helikopter për martesën e tyre, pa e marrë vesh askush”, ka thënë Carlos Eduardo Batista, një nga organizatorët. /Telegrafi/

Exit mobile version