Telegrafi

Deshi ta befasojë të bijën në konvikt, por diçka nuk shkoi siç duhet (Foto)

Një nënë nga Shtetet e Bashkuara ka shkuar në konviktin ku banon vajza saj, duke dashur t’i bëjë një befasi të këndshme.

Deanna Philling ka hyrë në një dhomë, duke menduar se është e vajzës së saj McKenna, por nuk e ka gjetur aty, transmeton Telegrafi.

Gruas 57-vjeçare nuk i është pritur që të vijë e bija saj, dhe e ka bërë një ‘selife’ për t’ia dërguar me mesazh.

“Shiko ku jam. Ku je ti?”, e pyet Denna vajzën e saj.

“Ku është ky vend? Në dhomën time të konviktit? Mos më thuaj se gjendesh në dhomën e huaj?” ka shkruar 18-vjeçarja.

Me të kuptuar që kishte hyrë në dhomën e huaj, Deanna është larguar me shpejtësi, ndërsa më pas është takuar me vajzën e saj. /Telegrafi/