Site icon Telegrafi

Deshi të argëtoj kalimtarët e rastit e pësoi keq (Video)

Një performues rruge për pak sa nuk e pësoi keq, derisa po mundohej të argëtonte kalimtarët e rastit.

Ai kishte mbushur gojën me benzinë dhe në dorë po mbante një shufër të hekurt me zjarr, dhe në momentin që tenton ta pështyj benzinën në një moment mjekra i merr flakë, transmeton Telegrafi.

Të gjithë ata që ishin ndalur në rrugë për ta shikuar mbetën të shokuar dhe fëmijët po dëgjoheshin duke bërtitur nga frika. Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Belfast.

“Për fat të mirë mjekra më është kapluar nga flaka e jo fytyra, përndryshe do ta pësoja shumë keq”, ka deklaruar autori i kësaj performance të rrezikshme. /Telegrafi/

Exit mobile version