Telegrafi

Deshi ta vendoste anijen në ujë, “i nënshtrohet” peshës së saj – edhe vinçi bie në ujë (Video)

Një vinç prej 50 tonësh është rrëzuar në lumin Lena pasi u përpoq të ulë një anije të madhe në ujë, duke e thyer atë në proces.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike u kapën nga një nga punonjësit dhe tregojnë vinçin e verdhë që mbajti anijen e madhe mbi ujë, në portin e rajonit Irkuts të Rusisë.

Punëtorët e tronditur mund të shihen duke u grumbulluar rreth vinçit, ndërsa ai i është nënshtruar peshës së anijes dhe ngadalë është rrëzuar në ujë, duke shtypur anijen nën të.

Për fat të mirë, shoferi i vinçit nuk pësoi asnjë lëndim pasi ai ishte në gjendje të hidhej shpejt nga kabina.

Mediat lokale raportojnë se një ekip i veçantë duhej të sillej pas përpjekjeve të ndryshme të pasuksesshme për të tërhequr makinerinë e rëndë nga uji.

Vinçi u tërhoq nga uji ditën tjetër. Nuk dihet nëse varka u hoq gjithashtu. /Telegrafi/