Telegrafi

Deshi ta shuan etjen, pitoni gjigant del nga uji dhe gëlltit drerin e vogël

Një video amatore e filmuar në Indi shfaq momentin kur një piton gjigant del nga uji dhe me vetëm një kafshim, arrin ta rrëzojë dhe mbyt drerin që po pinte ujë.

Kjo kafshë e pafat ishte me disa drerë tjerë dhe po shpresonin se do të shuanin etjen në Maharashtra, por aty i befasoi pitoni i fshehur në ujë që me shpejtësi të madhe doli jashtë dhe iu vërsul drerit, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si dhëmbët e mprehtë i ngul në kokën e drerit dhe më pas arrin ta fut në ujë, dhe tërë trupin të mbështjell në drerin e vogël.

Pas disa sekondave arrin ta gëlltis të tërin, kurse videoja është filmuar nga një kalimtar rasti që mbeti i shokuar me atë që pa. /Telegrafi/