Site icon Telegrafi

Deshi ta shet veturën për 500 dollarë, pas disa ditëve i ofruan 100 mijë (Video)

Një grua nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka vendosur të shet veturën e saj Honda Accord prodhim i vitit 1996 në e-Bay, për vetëm 499 dollarë.

Për të pasur qëllim shitja, i fejuari i saj Max Lanman, regjisor me profesion, kishte vendosur t’i bëjë një reklamë veturës së saj, transmeton Telegrafi.

Për shkak se i kishte 227.070 kilometra të kaluara, pronarja kishte vendosur ta shet për vetëm 499 dollarë.

Por, Lanman ka shfrytëzuar talentin e tij dhe bëri një reklamë për një kohë të shkurtër që u bë shumë e njohur, dhe fal kësaj reklame çmimi i veturës u rrit.

Oferta e fundit që i ka ardhur në e-Bay, një person i ka ofruar 100 mijë dollarë, kurse kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri te shitja e kësaj veture.

“Inspirimi për reklamë me erdhi derisa unë dhe Kerry po shëtisnim me veturë pranë bregut”, ka deklaruar ai për BBC.

“Është interesant se si reklama ime u bë shumë e popullarizuar në gjithë botën, edhe pse të gjithë qeshën me mua kur u thashë se do të realizoi një reklamë për një veturë të vjetër. Por, kjo reklamë i rriti vlerën në 100 mijë dollarë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version