Telegrafi

Deshi ta shet apartamentin që e trashëgoi nga e ëma, në bodrum hasi në një derë të mbyllur – francezja gjen 500 mijë euro brenda valixhes  

Trashëgimtarja e një apartamenti në Paris mbeti e habitur kur në bodrum gjeti një valixhe me më shumë se 500 mijë euro brenda, kanë bërë të ditur burime të afërta me procesin gjyqësor, pasi janë hapur hetimet për prejardhjen e këtyre parave.

Gruaja emri i të cilës nuk është zbuluar kishte dashur të shet apartamentin që e kishte trashëguar nga e ëma, duke kontaktuar një agjenci të patundshmërive për t’ia vlerësuar apartamentin, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesi i kësaj agjencie pas vizitës që i kishte bërë apartamentit, kishte zbritur në bodrum dhe kishte hasur në një derë të mbyllur. E trashëgimtarja i kishte telefonuar një mjeshtri që t’ia hap derën – pasi u futën brenda gjetën një valixhe brenda të cilës ishin 500 mijë euro.

“Ende jemi duke i numëruar paratë. Janë diku nga 500 deri në 600 mijë euro”, kanë shtuar burimet.

E gjykata e Parisit ia ka besuar rastin brigadës së policisë për hetimin e shpëlarjes dhe falsifikimit të parave. /Telegrafi/