Pronari i një restoranti në Johanesburg ka arritur të parandalojë rrëmbimin e një fëmije.
Siç e dëshmojnë edhe pamjet e publikuara më poshtë të filmuara nga kamerat e sigurisë, shihen se si dy gra qëndrojnë të ulura në një tavolinë të shoqëruara nga një 4-vjeçare, kur befasisht shfaqet një burrë që kërcen rrethojën e tarracës dhe e kap fëmijën për qafe, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, ishte pronari i restoranti që reagoi shpejtë duke e rrëzuar në tokë burrin, të cilin më pas e mbanë derisa shfaqet policia për ta qetësuar situatën.
“Kjo është e mrekullueshme, kemi nevojë për më shumë njerëz si ai”, ka qenë një prej komenteve të shumta që lavdëronin reagimin e pronarit të restorantit.
Ai madje ka deklaruar se është e vetë prind, dhe e dinë se çfarë është në gjendje të bëj një prind kur rrezikohet jeta e fëmijës.
Megjithatë ajo çfarë mbetet mister është motivi i këtij sulmi. Por duke marrë parasysh se ai është arrestuar dhe pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve, shpejtë do të qartësohet gjithçka. /Telegrafi/