Policia në Londër ka filluar të hetojë vdekjen e një mashkulli, i cili me sa duket kishte qëlluar aksidentalisht veten.
Autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar mbrëmë se ka pranuar një telefonatë për të shtëna, dhe se në vendin e ngjarjes është gjetur një mashkull i plagosur rreth të 20-ve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ai nuk i mbijetoi plagëve të marra nga armët e zjarri dhe kështu u shpall i vdekur. E mediat lokale raportojnë se sipas dëshmitarëve okularë, i riu që ka mbetur i vdekur kishte dashur të qëllojë një person tjetër, por aksidentalisht kishte qëlluar veten.
“Plumbi ka përshkuar dritaren e veturës, siç edhe mund ta shihni në gjurmët e lëna”, ka deklaruar një grua 58-vjeçe që jeton në afërsi të vendi ku kishin ndodhur të shtënat.
Mediat angleze raportojnë se i riu që është dashur të jetë cak ka shpëtuar pa më të voglin lëndim, madje ka filmuar me telefon trupin e pajetë të riut. /Telegrafi/