Site icon Telegrafi

Deshi ta pastrojë fshatin nga shkurret, pitoni gjigant i mbështillet në qafë indianit – e shpëtojnë në momentet e fundit

Një burrë është shpëtuar në sekondën e fundit, pasi një piton gjigant ishte mbështjellë rreth qafës së tij në një zonë malore në jug të Indisë.

Bhuvachandran Nair, 58-vjeç, ishte angazhuar që të pastrojë shkurret në një fshat në Kerala. Por, kur hasi në pitonin mbi tri metra, i kërkoi ndihmë miqve që ta largojnë, transmeton Telegrafi.

Aty ndodhi e papritura, pitoni u mbështoll në qafën e burrit të cilin filloi ta shtrëngojë në fyt. Për fat të mirë bashkëfshatarët reaguan me kohë dhe ia larguan nga qafa, kurse ai dukej se po numëronte sekondat e fundit të jetës.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin rrëqethës të këtij burri të pafat, që për pak sa nuk e pësoi me jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version