Telegrafi

Deshi ta ndez zgarën duke hedhur një kovë me stimulues zjarri, burri mbulohet nga flaka (Video)

Një burrë për pak sa nuk e pagoi me jetë, kur vendosi të hedh një kovë me stimulues zjarri në zgarë.

Ky moment është filmuar me kamerë amatore, ku shfaqet një burrë i cili mbulohet nga zjarri në moment që kovën me stimulues zjarri e hedh në zgarë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Blaxland Ridge në pjesën veriperëndimore të Sidney, ndërsa ky moment rrëqethës është shokuar nga miku i viktimës së këtij incidenti.

Në momentin që shpërthen një zjarr i madh, burri mbulohet nga flaka dhe duket sikur nuk ka shpëtim. Por, disa sekonda më vonë ai shihet duke vrapuar si i çmendur për ta shpëtuar kokën.

Si pasojë e shpërthimit të zjarrit, burri ka përfunduar në spital me lëndime dhe djegie të rënda trupore, dhe aktualisht duke u rikuperuar. /Telegrafi/