Telegrafi

Deshi ta ndalë bashkëshortin që të martohet me tjetrën, gruaja nga India tërhiqet zvarrë dhe ia shkul flokët partneri

Një video amatore e filmuar me telefon të mençur në veri të Indisë, shfaq momentin kur një grua tërhiqet zvarrë nga një burrë i cili ia shkul flokët rrugëve të fshatit ku jeton.

Burri që besohet se e bën këtë gjë është bashkëshorti i viktimës, e cila ishte munduar ta ndalojë atë që të martohet me një grua tjetër në Bihar, transmeton Telegrafi.

Videoja e incidentit është filmuar në Hussaina Khurd, fshat ky në Vaishali. Në fillim gruaja shihet në tokë derisa burri ia shkul flokët dhe e detyron të ngritet në këmbë.

Është interesant se si shumë persona tjerë që ishin afër nuk ndërhyjnë për ta parandaluar këtë dhunë, përkundrazi i ndjekin nga pas sikur te ishte lojë.

Mediat lokale raportojnë se viktima kishte shkuar në fshat, pasi ishte informuar që bashkëshorti i saj planifikonte të martohej me një grua tjetër gjatë 25 qershorit.

Situata u tensionua edhe më shumë kur viktima bërtiti para masës, duke thënë se bashkëshorti i saj është martuar tashmë njëherë e kur gruaja e dytë e kuptoi këtë e anuloi dasmën. /Telegrafi/