Telegrafi

Deshi ta hedh sëpatën në një copëz druri, u amortizua dhe iu kthye pas – vajza për një “fije floku” i shpëton më të keqes (Video)

Ky është momenti kur një vajzë për pak sa nuk e paguan me jetë, kur vendosë ta hedh sëpatën në një copëz druri – e cila në një moment i kthehet dhe për pak sa nuk e godet në kokë.

Ainsley Oats, 26-vjeç, kishte shkuar në një klub për t’u argëtuar duke hedhur sëpatën e vogël në dru, megjithatë ajo e hodhi keq dhe në një moment u amortizua dhe iu kthye, ku për “një fije floku” nuk e goditi në kokë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë ajo reagoi me kohë duke ulur kokën, ndërsa sëpata i kaloi pak centimetra mbi kokë, duke i shpëtuar kështu lëndimit e ndoshta edhe më keq.

E pamjet e këtij momenti i ka postuar në internet i dashuri i Ainsley, Cam Huber, që cila deri më tani është shikuar me mijëra herë. /Telegrafi/