Telegrafi

Deshi ta hedh peshkun në ujë, shqiponja ia rrëmben në ajër djaloshit – pa prekur në det

Jo më kot thonë sy shqiponjë e këtë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku tregon se sa preciz është ky shpend i cili në momentin që një djalosh e hedh nga barka e tij një peshk, shqiponja arrin me shpejtësi të madhe ta kap në ajër ende pa rënë në ujë.

Në sfond dëgjohet një burrë që duket se ishte babai i djaloshit ku ia bën me dije se tani është koha për ta hedhur në det peshkun, por ishte reagimi i shpejtë i shqiponjës që me shpejtësi të madhe iu afrua dhe e rrëmbeu para se të binte në ujë, transmeton Telegrafi.

Videoja është shpërndarë në internet dhe për pak orë është shikuar nga më shumë se 1.3 milionë persona nga e mbarë bota. Ndërkaq nuk dihet lokacioni i saktë se ku është filmuar kjo video që është bërë virale. /Telegrafi/