Site icon Telegrafi

Deshi ta hapë me shpatë shishen 15-litërshe të shampanjës që kushton 1,500 funte, ajo thyhet (Video)

Menaxheri i një restoranti ka gjetur veten në një situatë të pakëndshme derisa po mundohej ta hapte shishen e shampanjës me shpatë.

Videoja e filmuar më poshtë ka ndodhur në natën e ndërrimit të moteve, ku Michael Miniillo u mundua ta hapë me shpatë shishen e shampanjës Billecart-Salmon, që kushton hiq më pak se 1,500 funte, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të keq shishja e shampanjës shpërtheu kur Minillo u mundua me shpatë ta këputë tapën. Shishja 15 litërshe e shampanjës ishte paraparë për 12 persona, por që në fund asnjëri prej tyre nuk e pati fatin ta shijojë.

Është një traditë ku me rastin e hapjes së një restoranti përdoret shpata për të këputur tapën e shishes së shampanjës, por kësaj radhe jo gjithçka shkoi siç e kishin planifikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version